Modric: Lojtarët e shkëlqyeshëm si Mbappe janë gjithnjë të mirëpritur në Real Madrid

Modric: Lojtarët e shkëlqyeshëm si Mbappe janë gjithnjë të mirëpritur në Real Madrid

Luka Modric e ka mirëpritur kalimin e përfolur të Kylian Mbappe në Real Madridit.

Transferimi i mundshëm i Mbappes tek Real Madrid është raportuar në disa media të mëdha europiane, kurse Modric i ka uruar mirëseardhje lojtarëve që do t’i bashkohen madrilenëve në merkaton e ardhshme.

“Ne kemi parë shumë lajme në lidhje me lojtarët që mund të vijnë dhe të tjerët që mund të largohen. Mbappe është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe tashmë e ka dëshmuar këtë në Paris Saint-Germain dhe ekipin kombëtar të Francës. Lojtarët e shkëlqyeshëm janë gjithmonë të mirëpritur, por nuk do të ishte e drejtë për mua të flas për lojtarë nga klube të tjera, veçanërisht në këtë fazë të sezonit. Ne do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm, por ai është një lojtar i madh dhe ndër më të mirët në botë “, ka thënë Modriç adresuar Mbappe-s në konferencë për shtyp.

Related Articles