“Serbia po armatos qytetarët e saj në komunat veriore të Kosovë”, kështu po deklaron Fatmir Sheholli nga Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike .
Ai po e konsideron se situata e sigurisë në Veri nuk ka qenë më e tensionuar që nga pas lufta, madje as në 2004.
Sheholli duke folur për Syri Televizion thekson se vendimi i Qeverisë ka thelluar tensionet, për me tepër po mungon edhe dialogu me komunitetin serb.
Ai vlerëson se Kryeministri Albin Kurti duhet të dëgjojë rekomandimet e propozuar nga SHBA dhe Bashkimi Evropian në lidhje me shtyrjen e afatit për implementimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për targat.
I pyetur se si duhet të krijohet Asocicacioni i Komuniave me Shumicë Serbe, duke u bazuar në marrëveshjen e 2015 apo versioneve të reja të planit franko-gjerman? – Sheholli thekson se kjo bashkësi duhet të bëhet vetëm si e parasheh Kushtetua e Kosovës.