Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjakovës Shefqet Shehu, në një deklaratë për media shpalosi vizionin e tij me anë të cilit synon ta qeverisë këtë komunë, raporton Gazeta “Enigma”.
Shehu publikisht u zotua se nuk do ta lë rehat ekzekutivin e shtetit pa i arritur synimet e tij që i ka për Gjakovën.
“Kryetari i Komunës së Gjakovës e ka një detyrë, me qenë në kryeministri, një mysafir i ftuar e i paftuar për t’i arritur qëllimet e veta për të mirë e komunës”, deklaroi ai DPT te Fidani.
“Unë prej këtu po të siguroj, dera e kryeministrisë ka me u trokitë çdo ditë. Nëse mbyllet dera do të hyjë kah dritarja, nëse mbyllet dritarja do të hy nga kulmi. Pa e arritur qëllimi e krijimit të Parkut të Biznesit për Komunën e Gjakovës nuk e lejoj”, tha Shehu. /Gazeta Enigma/