Të paktën 98 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 janë lënduar pasi çatia e një klubi nate u shemb në kryeqytetin e Republikës Dominikane, Santo Domingo, shkruan BBC.
Një guvernator provincial dhe ish-lojtari bejsbolli në MLB, Octavio Dotel, ishin ndër viktimat.
Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, gjatë një koncerti të këngëtarit të njohur të merengue, Rubby Perez, në klubin e natës Jet Set, ku u raportua se edhe ai ishte mes personave të bllokuar nën rrënoja.
Në klub ndodheshin qindra persona, ndërsa rreth 400 shpëtimtarë ende po kërkojnë për të mbijetuar. Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet edhe më tej.
Drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente (COE), Juan Manuel Méndez, shprehu shpresën se shumë nga ata që janë nën rrënoja janë ende gjallë.