Shembet dheu në rrugën Prishtinë-Gjilan, shkaktohet vetaksident

Shembet dheu në rrugën Prishtinë-Gjilan, shkaktohet vetaksident

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan, si pasojë e shembjes së dheut pranë liqenit të Badovcit. Ende nuk ka informacione për persona të lënduar, por dëmet materiale raportohet se janë të konsiderueshme.

Sipas qytetarëve, rruga nga Prishtina në drejtim të Gjilanit, në vendin e shembjes së dheut, është pa sinjalistikë, duke rritur rrezikun për aksidente. Dheu ka mbuluar gjysmën e rrugës, duke e vështirësuar kalimin e automjeteve dhe duke krijuar mundësi për aksidente të rënda.

Qytetarët kanë kërkuar nga autoritetet që të marrin masa urgjente për të shmangur pasojat më të rënda./GazetaEnigma/

Related Articles