Shembet një ndërtesë shumëkatëshe, 6 persona të vdekur, mbi 100 të zhdukur – VIDEO

Shembet një ndërtesë shumëkatëshe, 6 persona të vdekur, mbi 100 të zhdukur – VIDEO

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në qytetin Lagos në Nigerinë perëndimore pas shembjes së një ndërtese shumëkatëshe në ndërtim e sipër, njoftuan autoritetet mëngjesin e së martes.

Zyrtari Olufemi Oke-Osanjintolu konfirmoi se një aksion për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat u nis mbrëmë, sipas një deklarate të Reuters.

Qytetarët dhe dëshmitarët përreth vendit të aksidentit thonë se rreth 100 persona figurojnë të zhdukur në rrënojat e një pallati luksoz banimi në ndërtim e sipër, mes tyre edhe punëtorë që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. /Gazeta Enigma“/

Related Articles