Një incident që mund të rezultonte në tragjedi, u regjistrua pasditen e sotme në ndeshjen e kampionatit holandez Nec Nijmeng-Vitesse, ku tribuna e tifozëve miq u shemb, por për fat të mirë nuk pati asnjë viktimë.
Ngjarja u regjistrua në minutën e 16’, kur Frederiksen shënoi golin e avantazhit për Vitessen, ndërsa futbollistët shkuan poshtë tribunës ku ishin vendosur tifozët e tyre, për të festuar në një mënyrë të veçantë.
Megjithatë gjatë një kërcimi të menjëhershëm të fansave të Vitesses, tribuna u var, por nuk u shemb plotësisht, duke bërë që të shmangej një tragjedi. Për fat të mirë asnjë tifoz nuk u lëndua dhe madje pak sekonda më vonë, kënga vijoi si të mos kishte ndodhur asgjë.
Rezultati i ndeshjes mbeti i pandryshuar deri në fund dhe Vitesse u largua me tre pikë nga kjo transfertë, ndërsa Nijmeng përveç humbjes, do të duhet të rregullojë edhe tribunën e stadiumit tashmë./Gazeta Enigma/