Shëngjin: 7-vjeçarja kosovare rrezikoi të mbytej, shpëtohet nga turistët

Shëngjin: 7-vjeçarja kosovare rrezikoi të mbytej, shpëtohet nga turistët

Një vajzë e mitur 7-vjeçare nga Kosova, ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Ranës se Hedhur në Shëngjin.

Ngjarja kishte ndodhur teksa vogëlushja po lahej në det.

Kanë qenë pushues të tjerë të cilët kanë nxjerrë nga uji vajzën dhe kanë sinjalizuar bluzat e bardha në lidhje me rastin, njofton Topchannel.

E mitura është marrë nga autoambulanca bashkë me personelin mjekësor dhe po merr mjekim në spitalin rajonal të Lezhës.

Related Articles