Një tjetër pushuese rreth moshës 40 vjeç ka rrezikuar jetën mesditën e sotme në zonën e Kune Vainit.
40-vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe po mbahet nën kontroll për shkak se kishte konsumuar shumë ujë.
Brenda kësaj jave është rasti i tretë ku pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në bregdetin e Shëngjinit.
Edhe pse deti është i trazuar dhe janë ngritur flamujt e kuq në pikat e vrojtimit ajo çka vihet re janë kullat e vrojtimit bosh./TCH/