Këto janë pamjet pranë godinës së Top Channel pas sulmit me armë në mesnatë si pasojë e të cilit ndërroi jetë roja i sigurisë Pal Kola, 60 vjeç.
Drejt godinës u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe në vendngjarje mbetën 25 gëzhoja. Në pamje duken shenjat e plumbave në kangjella dhe xhamat e godinës.