Institucionet komunale të Gjilanit kanë shënuar 22-vjetorin e Betejës së Zhegocit me homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe te lapidari në Zhegoc.
Kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se amaneti i dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është detyrë për të gjithë ne që të punojmë më shumë dhe ta bëjmë Kosovën shtet me rrugën e fuqishme drejt integrimeve euroatlantik.
Amaneti i dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është detyrë për të gjithë ne që të punojmë më shumë dhe ta bëjmë Kosovën shtet me rrugën e fuqishme drejtë integrimeve euroatlantike, zhvillimit ekonomik dhe ndërtim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime”, ka thënë mes tjerash kryesuesja Kurteshi-Emini.
Ahmet Isufi, ish-komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Karadakut, tha se Beteja e Zhegocit radhitet si njëra nga Betejat më të lavdishme të kësaj zone, e cila ka sjellë ditët e lirisë.
Në betejën e Zhegocit u vranë tetë ushtarë të UÇK-së: Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, Hanumshahe Abdullahu, Tefik Zymberi, Sahit Baftiu, Shahin Baftiu, Kastriot Baftiu, Njazi Osmani, si dhe 18 civilë. Ndërsa, në fshatin Sllovi u vranë 49 civilë. /Telegrafi/