Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë në ndjekje të Prigozhinit për ta vrarë

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë në ndjekje të Prigozhinit për ta vrarë

Kryetari i shërbimit ushtarak të inteligjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov, ka treguar të ketë mësuar se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë është “ngarkuar me detyrën për ta vrarë” drejtuesin e grupit mercenar “Wagner”, Yevgeny Prigozhin.

“Jemi në dijeni se FSB është ngarkuar për ta pushkatuar atë. A do të kenë suksese për ta bërë këtë? Do të shohim.”, ka thënë ai për ‘The War Magazine’.

“Në çdo rrethanë, të gjitha tentativat për vrasje nuk do të kryhen shpejt. Do të marrë kohë për të pasur tentativat e duhura dhe arritjen e fazës kur ata do të jenë të gatshëm për ta kryer operacionin e madh. Por edhe një herë. Dua ta theksoj se kjo është një pikëpyetje e madhe. A do të kenë sukses? A do të guxojnë ta zbarojnë urdhrin?

Lidhur me këtë teme Kremlini ka qëndruar i heshtur.

Related Articles