Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës <strong>në Qendrën Korrektuese në Dubravë</strong>

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se të dielën e 11 dhjetorit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

“Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në pajisje kuzhine (Tigan), kanë arritur ta parandalojnë futjen e katër telefonave mobil, pesë kabllove për mbushje të telefonave mobil, një USB dhe një palë kufje (dëgjuese), të cilat janë tentuar të futen brenda në mënyrë të improvizuar”, njofton ShKK-ja

Related Articles