Shërbimi Sekret Serb e mori në pyetje Adriak Kelmedin, reagon presidenca

Shërbimi Sekret Serb e mori në pyetje Adriak Kelmedin, reagon presidenca

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar referuar rastit të marrjes në pyetje të drejtorit të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendit, nga Shërbimi Sekret Serb për qëndrimin e tij në Beograd në cilësinë e avokuesit publik të pajtimit rajonal.

Në reagimin e tij presidencial, thuhet se ky veprim i BIA-s, është një shembull se si presidenti serb Aleksandar Vuçiq minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosoëvs.

”Ngacmimi i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë ndaj gazetarit të Kosovës @adriatikk është një shembull se si regjimi i #Vuçiqit minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Natyrisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e një fasade të quajtur “Ballkani i Hapur””, thuhet në cicërimën e lëshuar në Twitter nga Vela. /Gazeta Enigma/.

Related Articles