Shërbimit Urgjent në Prizren i shtohen dy autoambulanca të reja

Shërbimit Urgjent në Prizren i shtohen dy autoambulanca të reja

Shërbimit Urgjent në Prizren i janë shtuar dy autoambulanca të reja.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij qyteti, Shaqir Totaj me anë të një postimi në Facebook.

“Drejtoria e Shëndetësisë furnizoi sot Shërbimin Urgjent të Prizrenit me dy autoambulanca të reja, të cilat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme mjekësore për përgjigje të shpejtë dhe efikase në rastet emergjente. Këto autoambulanca dhe kujdesi mjekësor cilësor në kohë e ngrit edhe më shumë nivelin e sigurisë shëndetësore për të gjithë banorët e rajonit tonë”, ka shkruar Totaj.

Related Articles