Sherifi: Sot si duket përfundoi “muaji i mjaltit” i Kurtit me Borrellin

Sherifi: Sot si duket përfundoi “muaji i mjaltit” i Kurtit me Borrellin

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, është shprehur se “si duket sot paska përfunduar ‘muaji i mjaltit’ i Albin Kurtit me Josep Borrellin”.

Sipas tij, nuk ka kaluar shumë kohë kur kryeministri Kurti refuzonte përfaqësuesit e SHBA-së duke thënë se Kosova është Evropë e jo Meksikë.

“E kërkonte Borrellin me çdo kusht! Veç Kurti ka mund të besojë që një politikan që vjen nga një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës do të angazhohet që Sërbia të respektojë sovranitetin e Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

“Mirë që më në fund edhe Kurti e ka kuptuar realitetin por keq që derisa e kuptoi Kosovës ia humbi dy vite”.

Related Articles