Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale.
Një sherr mes katër personave ka ndodhur edhe dje në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku i përfshirë është edhe një mërgimtar nga Anglia.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se si pasojë e përleshjes fizike, një 52-vjeçar ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy prej të dyshuarve të dërgohen në mbajtje dhe të hetohen për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa i dyshuari i tretë, i cili është i mitur, do të hetohet në liri për veprën penale ‘Sulm’.