Sherr mes vëzhguesve në qendrën e numërimit në Tiranë, Policia arreston shtatë persona

Sherr mes vëzhguesve në qendrën e numërimit në Tiranë, Policia arreston shtatë persona

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në një prej qendrave të votimit në Tiranë.

7 personat, të cilët janë vëzhgues në KZAZ Nr. 32 përfunduan në komisariat dhe më pas u lanë të lirë pas deklaratave.

“Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike) po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Në përmbushje të procedurës standarde të punës është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta.

Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë. Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Related Articles