Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne (7 gusht) në qytetin bregdetar të Vlorës.
Një konflik banal i ka marrë jetën një personi në afërsi të Gjykatës së Vlorës. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe për autorin, ndërsa bëhet me dije se viktima është identifikuar si Armando Memshani, 51-vjeçar.
Ai është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në bordurë, e për pasojë ka humbur jetën.
Ky i fundit është biznesmen i një subjekti ndërtimi në këtë qytet.