Është ndaluar edhe një i dyshuar tjetër për përfshirje në rrahjen e para disa netësh në një klub të natës në Pejë.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar edhe një person për rrahjen e para disa netësh në një klub të natës në Pejë, i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”, tha Nikçi.
Personi i ndaluar për këtë rast është nga komuna e Pejës.
I njëjti është anëtar i grupit OTR dhe dyshohet se ka shoqëruar reperin nga Shqipëria, Noizy, natën e rrahjes.