Deri në fundjavë mot i lagësht, kryesisht me vransira, reshje shiu dhe bore. Temperaturat fillimsht në rritje, në fundjavë në rënie.
10.12 – Kryesisht me vransira, paradite me mundësi për riga lokale shiu.
11.12 – Në mëngjes ngrica, e në ultësira mundësi për mjegull. Kryesisht vranët, që nga paraditja priten të reshura shiu, vende-vende edhe intenzive. Vonë në mbrëmje reshjet e shiut edhe shndërrohen në borë.
12.12 – Ftohtë, kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore, e gjatë ditës në vise më të ulëta edhe të përziera me borë.
13.12 – Ftohtë, me vransira e diell. Në mëngjes ngrica.Temperaturat fillimisht në rritje, e nga fundjava pësojnë rënie.
Minimalet deri të premten rriten deri në 2C, e më pas zbresin edhe në -2C, të shtunën, e të hënën edhe deri -4C. Temperaturat maksimale në rritje deri në 8C ditën e premte, e në fundjavë zbresin edhe në 1C.
Era frynë nga juglindja e lehtë dhe mesatare 5-10m/s deri të shtunën, me hove edhe mbi 15m/s, ditën e enjte dhe të shtunë.
Nga e shtuna mbrëma ndryshon drejtimin në verilindje ku frynë e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.Shtypja atmosferike mbetet në vlera të ulëta ditëve të ardhshme, me tendencë të rritjes nga dita e diel./Gazeta Enigma/