Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të jetë më ftohtë dhe do të ketë rënie të temperaturave. Nuk përjashtohet mundësia as për riga lokale shiu.
Java e dytë e nëntorit fillon me mot të butë, që po mbanë ditëve të fundit, por me vransira, e nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu. E riga shiu mund të ketë edhe të martën në mëngjes, derisa në aspektin termik pritet rënie e temperaturave e do të mbajë mot më i ftohtë.
Më pas nga e mërkura parashihet mot i qëndrueshëm, me vransira, e nga dita e enjte do të ketë më shumë kthjellime, e të premten kryesisht me diell.
Cilësia e ajrit, ditën e hënë me koncentrime më të rritura të ndotësve ajror si dhe me prezencë të pluhurave shkretinore, do të jetë në vlera të dobëta e shumë të dobëta, mirëpo nga dita e martë qarkullimi më i mirë ajror, shpërndanë ndotësit, e indeksi i cilësisë së ajrit shënon përmirësim edhe në vlera mesatare e të pranueshme./Gazeta Enigma/