Gazetari, Ermal Panduri, ka reaguar pas paralajmërimit të kallëzimit penal që Faton Peci, ka bërë ndaj tij, Ekrem Llukës dhe gazetarit Lirim Mehmetaj.
Ai ka thënë RTV Dukagjini i beson institucioneve të drejtësisë në Kosovë, ndryshe nga Peci.
“Prokurorinë që e shajnë, që s’i besojnë që e sabotojnë që e quajnë politike sot iu paska drejtuar Faton Peci, që nuk heq dorë së sulmuari gazetarët veç pse në këtë studio ka pasur raportime për të që atij nuk i ka pëlqyer. Peci po i drejtohet prokurorisë të cilës nuk ia jepte kodin e telefonit kur e hetonte ndërkohë ne i besojmë Prokurorisë e drejtësisë në Kosovë andaj ne vazhdojmë punën tonë dhe jemi të lumtur që edhe ju keni filluar me i konsideruar institucionet tona të drejtësisë shihemi në gjykatë”, ka deklaruar Panduri.
