Shitblerje të drogës në “Sunny Hill”, arrestohet edhe një person

Shitblerje të drogës në “Sunny Hill”, arrestohet edhe një person

Njësitë e Policisë së Kosovës të angazhuara për zhvillimin e planit operativ për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, në Prishtinë edhe mbrëmë kanë arritur të kapin një person me substanca narkotike.

I dyshuari përfundoi në pranga të Policisë dhe më pas në ndalim policor.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i cili u ndal nga Policia për kontroll dhe iu gjetën dy lloje të drogave.

Bazuar në informacionet e para, te i dyshuari, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të narkotikëve, të llojit kokainë dhe tableta ekstazi.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor pak para mesnatës.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Related Articles