Të paktën 20 persona janë shënuar të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga shiu i madh goditi qytetin japonez të Atamit, jo shumë larg Tokios, thanë zyrtarët.
Një zëdhënës i prefekturës Shizuoka tha se balta mbuloi dhjetëra shtëpi, raporton CNN.
Operacioni i shpëtimit përfshiu ushtrinë, policinë dhe zjarrfikësit, dhe në zonën më të gjerë, popullata mori një paralajmërim për evakuim.
Qyteti i Atami është një vendpushim bregdetar dhe pjesa e tij e prekur nga rrëshqitja e tokës është e njohur për burimet e ujit të nxehtë dhe tempullin.
Autoritetet e ndihmës së parë dhe zjarrfikësit tashmë kanë dal në vendin e ngjarjes për t’i ndimuar njerëzit.
Ndryshe, Kanadaja për dallim nga Japonia është përfshirë nga temperaturat shumë të larta ku ka shkruar qindra viktima.