Rrugët e lagjes Matiqan të Prishtinës janë mbushur me ujë.
Kjo si pasojë e reshjeve të shiut të cilat po bien në Kosovë.
Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje ku shihen rrugët e vërshuara, duke krijuar edhe vështirësi për lëvizjen e qytetarëve.
Sipas tyre, rrugët vërshohen sa herë që bie shi, kjo për shkak të pusetave të mbushura me dhe.