Shkaktoi aksident dhe iku, identifikohet motoristi në Ferizaj

Shkaktoi aksident dhe iku, identifikohet motoristi në Ferizaj

Policia e stacionit policor në Ferizaj, kanë identifikuar një të dyshuar për shkaktim të një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, të ndodhur më 2 korrik të këtij viti.

Sipas hetimeve të policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të distancës nga ana e drejtuesit të motoçikletës, i cili e ka goditur automjetin duke shkaktuar dëme materiale.

“Pas aksidentit, drejtuesi i motoçikletës është larguar nga vendi i ngjarjes, por më 08.07.2025 është identifikuar si E.A. dhe është ftuar për intervistim në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia tha se ndaj të dyshuarit janë shqiptuar katër gjoba për kundërvajtje; drejtim të mjetit pa patentë shofer, drejtim me regjistrim të skaduar; largim nga vendi i aksidenti; shkaktim i aksidentit në komunikacion.

Related Articles