Në shtetin turk, brenda një jave kanë humbur jetën 22 persona shkaku i helmimit me alkool fals ndërsa 16 të tjerë janë shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në mesin e të vdekurve ishin 11 shtetas të huaj dhe pesë janë shtruar në spitalet e qyteteve të ndryshme. Policia ende nuk ka dhënë detaje rreth kombësisë së viktimave.
Deri më tani raportohet se katër persona janë lidhur me ngjarjen dhe tashmë presin ditën e gjykimeve, raportojnë mediat turke.
Kujtojmë se autoritetet kanë nisur një operacion mbarëkombëtar për të goditur prodhimin e paligjshëm të alkoolit, duke bastisur rreth 300 vende, ku kanë sekuestruar mijëra litra alkool të falsifikuar, thuhet në raport.
Të paktën 85 të dyshuar janë shpallur në kërkim dhe priten të merren në pyetje nga prokurorët special të Turqisë.
Vdekjet e këtij lloji nuk janë të rralla në Turqi. Rritja e inflacionit dhe taksave qeveritare si dhe rregullimi i konsumit të alkoolit kanë rritur çmimet e alkoolit në më të lartat ndonjëherë. /Gazeta Enigma/