Këshilltari i Albin Kurtit, Hysamedin Feraj, ka reaguar pas rrëzimit të Dritan Abazoviqit nga pushteti.
“Mali i Zi nuk mban në pushtet serbofilët shqiptar, ne tradicionalisht i kemi mbështetur, ose i kemi alternuar me grekofilë”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje ai ka shprehu frikën se në vjeshtë mund të rrëzohet edhe shefi i tij, Kurti.
“Kryesisht me arsyetimin se kemi probleme socialë: në çdo çast ekzistence dhe historie na duhet ta luftojmë varfërinë, larg “çdo” nacionalizmi dhe populizmi. Nacionalizmi nuk na siguron “punë” e “bukë”, Serbia po. Prandaj, mbase në vjeshtë dhe me protesta të gjera sociale, duhet rrëzuar qeveria “e paaftë” e Kurtit. Dhe, në mos me vetë Abazoviqin, ta zëvendësojmë me ndonjë homolog të tij. Por, a kemi”, ka shkruar tutje Feraj.