“Shkarkimi i Llabanit do e paralizonte Gjykatën Kushtetuese, e lë pa vendimmarrje” 

“Shkarkimi i Llabanit do e paralizonte Gjykatën Kushtetuese, e lë pa vendimmarrje” 

Avokati Ardian Bajraktari duke komentuar konferencën e djeshme të deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut, e cila ka këruar inicinim e procedurave për shkarkim të gjyqtarit kushtetues, Radomir Llaban, mbi bazën e informacioneve që pretendon t’i ketë se ai është spiun i BIA-s serbe, tha se shkarkimi i Llabanit në këtë kohë “e paralizon Gjykaëtn Kushtetuese” duke e lënë pa kuorum dhe vendimmarje.

‘’Për të qenë e vlefshme vendimarrja në gjykatë duhet së paku shtatë gjyqtar të marrin pjesë në proces të votimit. Aktualisht është ky numër i gjyqtarëve dhe në rast se cilido prej tyre në cfarëdo forme çoftë me dorëheqje apo me shkakrim eventual e lë detyrën atëhere e paralizon dhe e bënë të pamundur vendimarrjen në këtë mekanizëm. Procedura e shkarkimit të gjyqtarit të apastrofuar është vështirë e mundshme mbi bazen e aludimeve sepse një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohet vetëm nëse ka bërë shkelje të rëndë të detyrës apo vepër të rendë penale. Presioni ndaj gjyqtarëve është i papranushëm”, tha Bajraktari për rtv21.

Related Articles