Shkarkohet Benitezin pas humbjes nga Norwich City

Shkarkohet Benitezin pas humbjes nga Norwich City

Drejtuesit e Evertoni e kanë marrë vendimin për shkarkim të Rafa Benitez pas humbjes se 10-të të pësuar këtë sezon, këtë herë nga Norwich City i Milot Rashicës 2:1.

Skuadra e filloi mjaft mirë edicionin 2021/22 nën drejtimin e spanjollit, por shpejt e humbën formën pasi që humën disa lojtarë kyç shkaku i lëndimeve dhe testimeve pozitiv me Covid-19, kurse humbja nga Norwich duket se ishte diçka që nuk mund të tolerohej nga bordi i këtij ekipi.

Everton Football Club can confirm the departure of Rafael Benitez as first team manager.Posted by Everton Football Club on E diel, 16 janar 2022

Klubi ka konfirmuar largimin e Benitezit me anë të një deklaratë zyrtare.

“Klubi i Futbollit, Everton, konfirmon se i ka ndarë rrugët me menaxherin e skuadrës Rafael Benites”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.

“Benitezi, i cili ju bashkua Evertonit në qershor të vitit 2021 do ta lërë klubin menjëherë. Gjatë kësaj kohe do të gjendet edhe zëvendësimi i tij permanent”.

Related Articles