Kuvendi i Malit të Zi këtë të hënë në seancën e jashtëzakonshme ka miratuar propozimin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiq.
43 deputetë të koalicionit “Zi mbi Bardhë” dhe opozita votuan për shkarkimin e Beçiq.
Deputetët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” dhe “Paqja është kombi ynë” ishin kundër, nuk pati asnjë abstenim.
Beçiq, i cili abstenoi gjatë votimit, u zgjodh kryetar i Kuvendit më 23 shtator 2020, shkruan RTCG, përcjell Gazeta ‘Enigma’.
Deri në zgjedhjen e pasuesit të Beçiq, detyrën e kryetarit të Kuvendit do ta ushtrojë Strahinja Bulajiq, nënkryetar dhe përfaqësues i klubit më të madh të deputetëve. /Gazeta Enigma/