Shkarkohet kryetari paralel i Mitrovicës së Veriut që u rrah nga Radojçiq për interesa financiare

Shkarkohet kryetari paralel i Mitrovicës së Veriut që u rrah nga Radojçiq për interesa financiare

Aleksandar Spiriq, është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Komunës paralele të Mitrovicës së Veriut.

Para disa ditësh është raportuar se kryetari i Komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksandar Spiriq, është rrahur brutalisht nga Milan Radojçiq.

Një gjë të tillë për Dukagjini e kanë konfirmuar burime brenda organeve të sigurisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në fund të gushtit, ndërkohë që nga të njëjtat burime nga organet e sigurisë konfirmohet se Aleksandar Spiriq është dërguar në malet e Kopaonikut dhe atje është rrahur brutalisht nga ana e Milan Radojçiqit.

Ndërkaq, mësohet se Spiriq, është shkarkuar nga pozita e kryetari të Komunës paralel të Mitrovicës së veriut.

Related Articles