Predha ruse kanë vazhduar të godasin rajonet Luhansk dhe Dnipro të Ukrainës të dielën, duke shkatërruar plotësisht një aeroport.
Valentyn Reznichenko, guvernator i rajonit qendror të Dnipropetrovsk, thotë se punonjësit e urgjencës janë ende duke kërkuar një strukturë infrastrukturore që u godit në qytetin e Zvonetsky.
“Raketat me precizitet të lartë gjatë natës shkatërruan bazën dhe selinë e batalionit nacionalist Dnepr në Zvonetsky, i cili gjithashtu së fundmi mori përforcime nga mercenarët e huaj”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Ndërkohë, Serhiy Gaidai, guvernator i rajonit lindor të Luhanskut, tha se një shkollë dhe një ndërtesë e lartë apartamentesh ishin goditur në qytetin e Sievierodonetsk.
“Për fat të mirë, nuk ka viktima”, tha Gaidai.
Në Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës, dy persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën në sulmet ruse të dielën në mëngjes./Gazeta Enigma/