Policia italiane në provincën e Ankonës ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare, e cila ishte një nga furnizueset kryesore të kësaj zone me lëndë narkotike.
Pas hetimeve janar-shtator 2021 u bë i mundur arrestimi i 9 personave, nga këta 5 italianë dhe 4 shqiptarë me banim në provincat e Ankona, Pesaro Urbino, Firence dhe Pescara.
Akuzat kanë të bëjnë me posedimin he shitjen e marijuanës dhe hashashit dhe mund të përmblidhen si më poshtë:
– transferimi i rreth 11 kg marijuanë që u bë në Camerata Picena më 9 janar 2021;
– shitja e rreth 31 kg marijuanë e ndodhur në Camaiore (LU) më 9 shkurt 2021;
– shitja e rreth 3.5 kg marijuanë e ndodhur në Senigallia më 26 shkurt 2021;
– shitja e 100 gram hashash e ndodhur në Torino më 1 mars 2021;
– Shitja e 10 gramëve marijuanë e ndodhur në Mondolfo më 4 prill 2021;
– shitja e 42 kg marijuanë e ndodhur në Pescara më 21 prill 2021;
– shitja e 100 gram hashash e ndodhur në Senigallia më 9 maj 2021;
– shitja e 22 kg marijuanë e ndodhur në provincën e Ankonës më 18 qershor 2021;
– shitja e 100 gram hashash e cila u zhvillua në Senigallia më 19 qershor 2021.
Droga ishte e destinuar për në Rivierën Marche nga San Benedetto del Tronto në Pesar.
Një 27-vjeçar shqiptar është lënë në burg.
“Duke pasur parasysh disproporcionin mes të ardhurave të deklaruara dhe pasurisë së zotëruar, iu sekuestrua për konfiskim të mëvonshëm: një furgon; një; 6 llogari rrjedhëse; 5 prona në Mondolfo; 4 orë Rolex”, thuhet në njoftimin e policisë italiane.
Në vazhdën e hetimeve u sekuestruan 2.9 kg kokainë, 57.5 kg marijuanë, 3.5 kg. hashash, 1255 bimë kanabis, një pistoletë klandestine ëalther, cal 6.35 me 7 gëzhoja dhe rreth 124.000 euro.
Në veçanti, karabinierët kanë regjistruar këto aksione:
20 dhjetor 2020, në Rudiano (BS), arrestohet një 66-vjeçar nga Ankona me 2726 kg marijuanë dhe 1 kg kokainë;
– 28 dhjetor 2020, në Pesaro, arrestohet një 59-vjeçar dhe një 61-vjeçar shqiptar, të cilëve iu gjetën në posedim gjithsej 840 gram kokainë dhe 4700 euro;
– 14 janar 2021, në Jesi, u zbulua një serë brenda një magazine industriale ku kultivohej marijuana. Sekuestrohen 1.255 bimë marijuanë, 7.825 kg marijuanë, 837 gramë kokainë, një pistoletë Ëalther e kalibrit 6.35 me 7 gëzhoja, shuma prej 117.730 euro dhe pajisje të ndryshme;
– 16 janar 2021, në Vipiteno (BZ), një 32-vjeçar shqiptar përgjegjës për ruajtjen e serrës në zonën e pyllëzuar është arrestuar si i dyshuar;
– Më 10 shkurt 2021, në Pietrasanta (LU), arrestohet një 29-vjeçar shqiptar, banues në Firence, të cilit i janë gjetur në një magazinë rreth 3 kg hashash dhe mbi 45 kg marijuanë si dhe një sasi e madhe prej 1860 eurosh kesh;
– 30 mars 2021, në Bolzano, njoftohet ndaj shtetasit shqiptar, tashmë i arrestuar për historinë e serrës, urdhër arresti në burg për disa shitje
droge të kryera në Pesaro.
Gjatë kontrollit të ushtruar është arrestuar edhe një 27-vjeçar nga Fanotë cilit i janë gjetur rreth 200 gramë marijuanë dhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës./Abcnews.al/