Shkeli këmbësorin në Bresje, dërgohet në mbajtje i dyshuari

Shkeli këmbësorin në Bresje, dërgohet në mbajtje i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar dhe dërguar në mbajtje shoferi që dyshohet se ka goditur për vdekje me veturë një këmbësor në Bresje.

Njoftimi i PK-së:

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Bresje, Fushë Kosovë / 30.03.2025 – 20:57. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Related Articles