Shkëlqen Dembele në fitoren bindëse të Barcelonës kundër Bilbaos

Shkëlqen Dembele në fitoren bindëse të Barcelonës kundër Bilbaos

Barcelona ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Xavi shënoi fitore bindëse ndaj Athletic Bilbaos.

Ndeshja e zhvilluar në “Camp Nou” përfundoi me rezultatin 4:0, teksa  më meritori në këtë triumf ishte Ousmane Dembele.

Francezi fillimisht e hapi serinë e golave në minutën e 12-të dhe pastaj asistoi në të tre golat e radhës, që u shënuan nga Sergio Roberto (18’), Robert Lewandowski (22’) dhe Ferran Torres (73’).

/Gazeta Enigma/

Related Articles