Shkëlzen Gashi tregon pse Xhafer Deva u lidh me gjermanët dhe italianët dhe si i largoi kolonizatorët serbë

Shkëlzen Gashi tregon pse Xhafer Deva u lidh me gjermanët dhe italianët dhe si i largoi kolonizatorët serbë

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë disa fjalë për figurën e politikanit shqiptar Xhafer Deva pas debatit që lindi rreth tij kur u mor vendimi për restaurimin e shtëpisë së tij në Mitrovicë.

Gashi përmend marrëveshjen që kishte Deva me gjermanët dhe kushtet që ia plotësuan atij në “shtetin e Nediqit”. Gashi thotë se Deva nuk ishte bashkëpunëtorë i Milan Nediq, por përkundrazi ai ndihmoi në krijimin e administratës shqiptare në prefekturën e Mitrovicës. Gashi thotë se Deva krijoi administratë me nëpunës shqiptarë, hapi 40 shkolla në gjuhën shqipe në periudhën mes viteve 1941-43, krijoi polici shqiptare me komandant Pajazit Boletinin, djalin e Isa Boletinit dhe dëboi kolonizatorët serbë e malazezë që ishin vendosur në atë pjesë. Gashi flet edhe për rëndësinë që kishte miniera e Trepçës për gjermanët.

“Shteti i Nediqit, por ky kur është takuar me gjeneralin Eberhart e ka bërë një marrëveshje me të. Konsiston me disa pika. Një prej tyre është që shqiptarët duhet të kenë administratën dhe ky duhet të jetë kryetar i Mitrovicës. Këtë pozitë e ka pasur babai i tij. Kur bëhet ky atëherë merret vesh që edhe nëpunësit të i zgjedhë vet dhe të ketë edhe serbë por me përqindje të barabartë ikur popullsia. I ka paraprirë marrëveshjes së Ahtisaarit në njëfarë forme. Por Deva nuk zbatonte urhdërat e Milan Nediq edhe pse ishte pjesë e shtetit të Nediqit. Gjermanët e donin Mitrovicën e Veriut për shkak të Trepcës. Kjo dihet pasi italianët, Musolini kishte kërkuar raport pse po kërkonin minierën. E në fund doli se e gjithë pjesa e pushtuar ishte kot pasi esenca ishte në minierën e Trepcës”, thotë ai në T7.

Gashi tregon detaje të plota nga marrëveshja e Devës me Gjeneralin Eberhart, që ishte përgjegjës për Ballkanin në Gjermaninë naziste.

 “Marrëveshja e Xhafer Devës me Gjeneralin Eberhart ka pasur katër, ku pika e parë do të krijohej administrata sikur kërkojnë shqiptarët. Do të organizojmë arsimin sipas vullnetit tonë. Në këtë kohë 40 shkolla shqipe janë bërë në rajonin e Mitrovicës edhe pse Nediq ishte kundër. Fushën e gjyqësisë, është marrë vesh të kishin këshillin e pleqve ose bajraktarëve në përputhje me praktikat shqiptar dhe nuk ka mundur të shkojë tjetërku përvec në Kanun e Sheriat. Atë që e ka bërë Lidhja e Prizrenit, edhe ky e ka bërë të njëjtën gjë. Ka pajtuar dhjetëra gjaqe. Forcë policore shqiptare me 1 mijë pjesëtar. Dhe e dini kë e bën komandant të kësaj force? Pajazit Boletinin. Djalin e Isa Boletinit. Dhe pika e fundit e më e rëndësishmja. Dëbimi i kolonizatorëve malazez e serbë. Marrëveshje e vitit 41 por u zbatua më 44-tën. Gjermanët në fillim nuk e lanë këtë po më vonë i urdhëruan kolonistët të largohen. Nediqi dha dorëheqje për shkak të kësaj. Kolonizimi ka ekzistuar në disa nivele por ka qenë nacionalizëm i pastër dhe nuk ka pasur lidhje me kuislingë. Mendoj që gjëja më e mirë në këtë debat është një intervistë që e kishte bërë Robelli me historianen zvicerane”, përfundon ai.

Related Articles