Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar deklaratën e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu për “vajin e tepsinë”.
‘S’mbet kerkush pa kesh”, tha Gashi.
“E pasaktë se vaji nuk shkon aq shpejt kur e derdhë në një tepsi ose në ndonjë fertere”, shtoi ai.
“(Sallahut) ju dok që e ka gjetur një metaforë shumë të qartë edhe është tu e kallë krejt “, tha Gashi në T7.
Gashi pati edhe kritika tjera për Sallahun.
“Çka ka punuar ky qe me u bo zëvendësministër. Cilat janë sukseset e tij dhe jo veç të këtij por secilit prej anëtarëve të qeverisë Kurti II”, pyeti ai.
Sallahu në një deklaratë për media kishte krahasuar punën e Ministrisë së Drejtësisë me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi.
“Po iu them këtu me plotë përgjegjësi, se niveli i shpejtësisë së punës së ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë gjithashtu, mund të krahasohet gjithashtu me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi”, ka thënë Sallahu në ATV.