Shkëmbin Manaj, nënkryetari i ri i Prishtinës

Shkëmbin Manaj, nënkryetari i ri i Prishtinës

Shkëmbin Manaj është bërë nënkryetari i ri Komunës së Prishtinës.

Këtë e bëri të ditur Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se Manaj, përgjatë katër viteve të shkuara, sikurse gjatë gjithë jetës së tij profesionale, ka shërbyer me plot dinjitet e me plot përgjegjësi në komunë.

“Si një burrë i urtë, i mençur e me plot vullnet për punë, jam i bindur se këtë funksion të lartë jetësor, në shërbim të qytetarëve, do ta kryej me zell dhe me vlera fillimisht njerëzore e më pas dhe politike. Si anëtar i Kryesisë sonë, si mik i veçantë, këtë bindje e kam jo vetëm të plotë por dhe si garancë!”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka falënderuar edhe nënkryetarët e mëhershëm Alban Zogaj dhe Jehona Lushaku-Sadriu që dhanë dorëheqje.

Related Articles