Shkëndija e zhvillon sonte ndeshjen kthyese ndaj AIK.
Skuadra shqiptare do të përballet me atë suedeze, në një ndeshje ku vendoset për kualifkimin në Play off të Conference League.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 1, me Shkëndijën që kishte një paraqitje fantastike.
Madje, me pak fat, tetovarët edhe mund ta fitonin plotësisht atë ndeshje.
Në rast kalimi tutje, Shkëndija do të përballet me fituesin e duelit mes Slovackos dhe Fenerbahces.Ky takim zhvillohet në ora 20:00.