Shkodër: 7-vjeçarja i shpëton helmimit, ditë më parë i vdiq vëllai 3 vjeç

Shkodër: 7-vjeçarja i shpëton helmimit, ditë më parë i vdiq vëllai 3 vjeç

Vajza 7-vjeçare nga Shkodra e helmuar nga ilaçi i minjve i ka shpëtuar vdekjes.

Ajo kishte 10 ditësh në terapi intensive në Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT dhe mjekët ia kanë dalë ta mbajnë në jetë.

Pas trajtimeve dhe kujdesit intensiv në këtë shërbim e mitura e ka kaluar rrezikun për jetën. 

Burime nga stafi i mjekëve bëjnë të ditur për A2 se vajza tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të lërë spitalin për t`u kthyer në shtëpi, transmeton Gazeta Enigma.

Pak ditë më parë vajza humbi vëllain e saj 3-vjeçar, i cili nuk mundi t’i mbijetonte intoksikacionit të fortë nga ilaçi i minjve që prindërit kishin përdorur për të spërkatur një ambient pranë shtëpisë.

Por A2 mëson se 7-vjecarja sapo është bërë me një motër. Disa ditë pas tragjedisë, nëna e saj ka sjellë në jetë fëmijën e tretë e cila është vajzë, përcjellë Gazeta Enigma.

Related Articles