Shkodër: Dyshohet se nëna me tre fëmijë u vetëmbytën, arrestohet burri

Shkodër: Dyshohet se nëna me tre fëmijë u vetëmbytën, arrestohet burri

Policia e Shkodrës ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër ku një nënë me tre fëmijët e saj dyshohet të jenë mbytur në lumin Buna.

Policia ka arrestuar shtetasin, Ergys Arrazi për dhunën ndaj bashkëshortes së tij, Alma Arrazi që dyshohet të jetë vetëmbytur bashkë me tre fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 4 vjeç.

Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare është gjetur nga një peshkatar, ndërkohë polumbarët e RENEA po kërkojnë në ujërat e lumit Buna për trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, të cilët rezultonin të zhdukur prej tre ditësh.

“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa. Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’”,njofton policia.

Related Articles