Sot gjatë ditës, nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kanë thënë se takimi mes tij dhe diplomatëve të huaj, Gabriel Escobar e Mirosllav Lajçak do të nisë në orën 20:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Ndërsa, ky takim i paralajmëruar u shtye për 30 minuta, për shkak se Kurti shkoi në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’, për ndjekur nga afër ndeshjen për Kupën e Kosovës e cila u zhvillua mes Gjilanit e Prishtinës, raporton Sinjali.
Po ashtu, kryeministri i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është parë teksa ndante edhe medalje për lojtarët e fushës.