Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast në Prishtinë ,ku një grua ka raportuar se derisa ka shkuar të shtëpia e një personi, të cilën do ta merrte me qera, është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj.
Sipas njoftimit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Dhunim”.
“DHUNIM, Prishtinë 18.04.2023-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar (të cilën do ta merte me qera) është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”