Shkoi të falet në xhami, gruas në Prishtinë dikush ia vjedh çantën me para e dokumente

Shkoi të falet në xhami, gruas në Prishtinë dikush ia vjedh çantën me para e dokumente

Rastet e vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të vjedhjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i marrin nga qytetarët nëpër rrugë e hapësira tjera.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Caraleva’ në Prishtinë, saktësisht në oborrin e xhamisë së Herticëve.

Sinjali mëson se derisa një grua ishte duke u falur, dikush dyshohet se ia ka vjedhur çantën me dokumentet personale të dhe rreth 250 euro para të gatshme.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Related Articles