Të martën në media u publikua një dokument i shkollës “Elena Gjika”, ku ngjalli reagim të shumta, raporton Gazeta “Enigma”.
Dokumenti që u publikua ishte një marrëveshje mes shkollës dhe prindërve, në të cilën nënës dhe babait u referoheshin me “prindi 1 dhe prindi 2”.
Kjo bëri bujë të madhe në publik duke qenë se këto terme janë kërkuar të përdoren nga komuniteti LGBTI+. E pas këtij debati sot ka reaguar vetë shkolla “Elena Gjika”.
“Përmes kësaj shkrese, Ju njoftojmë se gjatë shpërndarjes së pakos me dokumente të unifikuara për shkolla, ka ngjallur reagim publik njëri nga dokumentet e përfshira “Marrëveshje e shkollës me prindërit.” Kjo draft -marrëveshje është hartuar nga grupe punuese të shkollave gjatë vitit të 2023 dhe është në harmoni me praktikat evropiane për nënshkrim nga dy prindërit“”, thuhet në reagimin e shkollës. /Gazeta Enigma/