Shkollave të Gjilanit do t’i shtohen pesë terrene sportive në vlerë prej rreth 303 mijë eurove

Shkollave të Gjilanit do t’i shtohen pesë terrene sportive në vlerë prej rreth 303 mijë eurove

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se shkollave të Gjilanit do t’i shtohen pesë terrene sportive, raporton Gazeta Enigma.

Kostoja e këtyre pesë terreneve sportive do te jetë rreth 303 mijë euro ka bërë të ditur Hyseni.

Siç jemi zotuar edhe në programin qeverisës, rëndësi të veçantë po i kushtojmë zhvillimit të terreneve sportive. Ne do të vazhdojmë të investojmë në terrene të reja sportive në çdo vendbanim, me qëllim që nxënësit të angazhohen në skuadrat shkollore të futbollit, basketbollit, volejbollit dhe sporteve të ndryshme; por edhe qytetarëve t’iu krijohen kushte sa më të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive”, ka shkruar Alban Hyseni./GAZETA ENIGMA/

Related Articles