Ka shkuar në 34 numri i të plagosurve nga shpërthimi në një treg në Armeni.
Mediat ndërkombëtare tashmë kanë publikuar edhe pamjet e momentit të këtij shpërthimi, për të cilin thonë se u nis nga marketi Surmalu.
Pamjet tregojnë njerëzit duke vrapuar ndërsa tym masiv shihet të shpërndahet përcjellë nga eksplodimi.
Nga ky shpërthim u raportua po ashtu se një person ka humbur jetën.