Numri i të vdekurve nga një tërmet i madh në Afganistanin lindor ka arritur në 1 mijë e 400, me më shumë se 3 mijë të plagosur.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid, përmes një postimi në “X”.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen për të arritur në zonën malore dhe të largët të shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm, tha një zyrtar i OKB-së, duke paralajmëruar rritje të numrit të viktimave.
Tërmeti goditi disa provinca, duke shkaktuar dëme të mëdha. Ai rrafshoi fshatrat dhe bllokoi njerëzit nën rrënojat e shtëpive që ishin ndërtuar kryesisht me tulla balte dhe dru dhe nuk ishin në gjendje t’i përballonin goditjet.